Një tërmet me magnitudë 4.8 Rihter ka tronditur Greqinë, rreth orës 14:30.
Sipas Institutit Gjeodinamik , epiqendra e tërmetit ishte 13 km në jugperëndim të Atalantit, ndërsa thellësia ka qenë 13.6 km.
Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë deri në Athinë.
Në deklaratën e tij të parë, sizmiologu, Efthymios Lekkas, theksoi se “rajoni po përjeton tërmete për shkak të një defekti të njohur dhe kjo është pozitive. Është shumë herët për vlerësime. Në Athinë është ndjerë kryesisht në ndërtesa të larta. Nuk patëm asnjë ndikim”.
Tërmetet në Greqi janë fenomen i zakonshëm , për shkak te pozicionit të pllakave tektonike në vend./albeu.com/