Një turist polak 70-vjeçar ka ndërruar jetë në një hotel në Golem mbrëmjen e djeshme pak para mesnatës.
Dyshimet paraprake janë se i moshuari ka ndërruar jetë për shkak të një arresti kardiak, teksa rasti po hetohet.
“Më datë 04.06.2023, rreth orës 23:50, në Golem, në dhomën e një hoteli, ka ndrruar jetë shtetasi polak T. Z., 70 vjeç, i cili ishte i akomoduar pranë këtij hoteli. Nga veprimet e kryera dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale (arrest kardiak).
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.