Osmani e shkarkoi, ambasadori i Kosovës në Shkup refuzon të largohet nga detyra

Ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj ka kundërshtuar vendimin e Qeverisë dhe Presidencës së Kosovës për të shkarkuar nga detyra.

Gjergj Dedaj  ka sfiduar vendimin e autoriteteve në Prishtinë, duke vazhduar detyrën si kryediplomat i Kosovës në Maqedoninë e Veriut.

Dedaj ka publikuar një foto nga selia e Ambasadës së Kosovës në Maqedoni me shënimin: “Misioni historik vazhdon”. I emëruar Ambasador i Kosovës në Shkup në gusht të 2018-ës nga ish-Presidenti Hashim Thaçi, Gjergj Dedaj e konsideron largimin e tij një hakmarrje politike.

Ndryshimet në trupën e ambasadorëve u firmosën nga Presidentja Vjosa Osmani me kërkesë të ministres së Jashtme, Donika Gërvalla. Kujtojmë se Osmani shkarkoi 12 ambasadorë.

 


Shtuar 21.05.2021 18:01