Baba për herë të katërt, e dashura 30-vjeçare e Al Pacinos shtatzënë

Al Pacino do të bëhet baba në moshën 82-vjeçare.

Siç raporton TMZ duke cituar bashkëpunëtorët e Pacino-s, partnerja 29-vjeçare e aktorit të famshëm amerikan, Noor Alfalah, është shtatzënë në muajin e tetë.

Al Pacino  është babai i tre fëmijëve të tjerë, Julie 33-vjeçare, të cilën e kishte me Jean Tarant dhe binjakëve 22-vjeçarë, Olivia dhe Anthony, të cilët i kishte me Beverly D’Angelo.

Marrëdhënia e Pacinos me Alfalah u përfol për herë të parë në prill 2022 kur ata u panë së bashku në një restorant.

Megjithatë, në atë kohë, burime të ndryshme i thanë Page Six se të dy kishin lidhje që nga koha e pandemisë së koronavirusit.

“Pacino dhe Noor filluan të takoheshin gjatë pandemisë. Ajo zgjedh kryesisht burra të moshuar e të pasur. Ajo është prej disa kohësh me Alin dhe po kalojnë mirë. Diferenca në moshë nuk duket të jetë problem edhe pse Pacino është më i vjetër se babai i saj”, tha një burim për Page Six.

Sipas raportimeve, Noor më parë kishte një lidhje me Mick Jagger, me të cilin dyshohet se ishte në lidhje kur rokeri i famshëm ishte 74 vjeç dhe ajo ishte 22./Albeu.com/


Shtuar 31.05.2023 08:20