Pandemia drejt fundit? Filipçe njofton mbylljen e disa spitaleve Covid (FOTO LAJM)

Ulja e presionit ndaj spitaleve Covid, ka bërë që të mbyllen një sërë reaparte ku kanë qenë të shtrirë pacientë me koronavirus.

Për këtë, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka shpërndarë disa fotografi në profilin e tij në “Facebook”, ku njofton për repartet që janë mbyllur, ndërkaq ka falënderuar stafin mjekësor për përkushtimin gjatë pandemisë.

“Presioni ndaj spitaleve është ulur shumë. Falënderim deri te punëtorët shëndetësor, të cilët gjatë gjithë kësaj periudhe në mënyrë të përkushtuar dhe të palodhur e kanë mbajtur presionin me të cilin janë ballafaquar. Qytetarët nuk do ta harrojnë guximin e juaj”, ka shkruar Filipçe, transmeton TV21.

Ka njoftuar, se është mbyllur pjesa e klinikave interne – reparti për dermatovenerologji dhe neurologji, qendra Covid në Klinikën e urologjisë, në Klinikën për kirurgji plastike, në Traumatologji, në Klinikën për ORL, në Klinikën për sëmundje të syrit, Klinikën për gastroenterohepatologji, Instituti për mjekësi fizikale si dhe Spitali i fëmijëve në Kozle.


Shtuar 21.05.2021 12:16