Arrestohen 5 “skifterët” shqiptarë në Itali, policia u gjen para e bizhuteri

Një bandë kriminale shqiptare që kishte kryer disa grabitje është shkatërruar nga autoritetet italiane. Në pranga kanë rënë pesë shqiptarë në Marcianise, në zonën Caserta.

Policia e qytetit ka ndalur makinën ku ishin pesë shqiptarë dhe gjatë kontrollit fizik, u gjetën 4 mijë euro cash, ndërsa në shtëpinë e tyre u gjetën dhe u sekuestruan bizhuteri, ora Rolex dhe objekte të tjera të çmuara.

Si rezultat i hetimeve doli se grupi shqiptar ishte përgjegjës për të paktën dy grabitje të kryera në Rotondi (Avellino) në 28 tetor dhe 5 nëntor.

Tashmë pritet që të arrestuarve t’u komunikohet masa e sigurisë.

 


Shtuar 27.05.2023 12:28