Kris arma në Peqin, plagoset ish-kreu i PD, autori në arrati

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në Peqin këtë të mërkurë. Si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur ish-kreu i Partisë Demokratike në Peqin, Diell Çela .

Çela është konfliktuar me një 52-vjeçar, për motive të dobëta. Çela ka mbërritur në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Autori 52-vjeçar, Sokol Dehima  është në arrati.

Policia bën me dije se dy burrat janë konfliktuar me njëri tjetrin. Sherri ka agravuar deri në përdorimin e armës.

Nuk dihen ende motivet e sherrit.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe janë duke kontrolluar territorin, me qëllim kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin S. D.

Njoftimi policisë

Rreth orës 11:10, në spitalin e Peqinit, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shtetasi D. Ç. 55 vjeç, banues në Peqin, i cili dyshohet se është dëmtuar me armë zjarri, gjatë një konflikti me shtetasin S. D., rreth 52 vjeç, banues në Peqin.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe janë duke kontrolluar territorin, me qëllim kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit S. D.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com/