Gjykata merr vendim për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. Ai është dënuar me 2 vite burg, për deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë.
Gjykata e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), përveç dënimit me burg, ka vendosur që Llallës t’i hiqet për 5 vjet e drejta për të ushtruar funksione publike.
Mësohet se vendimi u dha në prani të përfaqësuesve nga Ambasadës Amerikane.
Kujtojmë se para dhënies së vendimit, avokati i tij ka kërkuar lirim me arsyetimin e se çështja e Llallës është e njëanshme dhe se akuzat e Prokurorisë janë të pabazuara.
“Kërkojmë pafajësi dhe heqje të sekuestros së pasurisë. Akuzat e Prokurorisë janë të pabazuara. Është një çështje e paragjykuar dhe e njëanshme. Procesi është i stisur. Zanafilla e këtij procedimi ka ardhur për shkak të pozicionit të tij institucional si kryeprokuror dhe kreu i inspektoriatit të pasurisë”, ka thënë akovati i Llallës./albeu.com