Rrëzohet helikopteri ushtarak rus në Krime, vdesin dy pilotët

Një helikopter ushtarak rus Mi-28 u rrëzua sot në gadishullin e Krimesë të aneksuar nga Rusia, teksa të vrarë mbetën dy pilotët.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ia atribuoi rrëzimin një dështimi mekanik. Helikopteri u rrëzua disa minuta para orës 16:00 në rajonin Dzhankoy, në pjesën veriore të gadishullit, gjatë një fluturimi stërvitor pa municion, sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes.

Kievi ka shprehur vazhdimisht synimin e tij për të rimarrë gadishullin e Krimesë, të cilin Rusia e aneksoi në vitin 2014, të cilin komuniteti ndërkombëtar nuk e njeh.

Instalimet ushtarake dhe depot e karburantit në Krime janë shënjestruar disa herë nga mjetet ajrore pa pilot (UAV) që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022.

Qeveria ukrainase mohon çdo përfshirje në sulmet në Krime. /albeu.com


Shtuar 12.05.2023 18:19