Horrat që transportojnë kryeqytetasit, njëri i përplas apo i rreh udhëtarët në autobus, tjetri i hedh në Lanë

Transporti urban duket të jetë në pikë të hallit me lloj lloj personazhi të çuditshëm që merr lincenca për të transportuar qytetarët brenda qytetit. Thuajse çdo javë ka aksidente me autobusë që përplasin makina, që hidhen në Lanë apo kur nuk ka të tilla, janë fatorinot dhe kontrollorët që rrahin qytetarët.

Paraditen e sotme, autobusi i Petrelës dhe një makinë u përplasën në hyrje të Tiranës duke lënguar gjashtë persona, teksa njëri prej tyre lufton për jetën në Spitalin e Trumës, ndërsa policia njoftoi po ashtu sot se një kontrollor ka rrahur me grushte një qytetar.

Burime zyrtare bëjnë me dije se kontrollori i një autobusi urban në Tiranë kishte rrahur me grushte mbrëmë një qytetar pas konfliktit brenda në mjet.

Autobusi i “Green Line” mori para disa automjete në Tiranë, reagon policia: Ka 3 të plagosur

Këto janë bëmat e vetëm një dite, ndërsa transporti urban në Tiranë njihet si një sipërmarrje me shumë aventurë nëse qytetarët zgjedhin ta përdorin. Kështu, nëse hipen te Unaza është shumë i lartë koeficienti që të të hedhin në Lanë siç ndodhi në prill 2021, apo të të përplasin me disa makina, siç ndodhi sërish me autobusët e kompanisë Green Line të CFO Pharma dy muaj më parë në zonën e Shallvareve në kryeqytet.

VIDEO/ Autobusi doli nga rruga dhe përplasi 2 makina, shoferi humbi kontrollin, detaje nga aksidenti në Tiranë

Po ashtu, pak javë më parë u përmbys edhe një tjetër autobus në Rrugën e Elbasanit.

Për fat të mirë deri më tani nuk ka patur viktima prej bëmave të kompanive të autobusëve, ndërsa Bashkia e Tiranës vijon t’i tolerojë për të mos iu hequr licencat pavarësisht se rrezikojnë çdo ditë jetën e qytetarëve. /albeu.com


Shtuar 10.05.2023 11:00