Autobusi përplaset me makinën në Tiranë, raportohet për 6 të lënduar

Një autobus është përplasur me një makinë këtë të mërkurë në Sauk, Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 6 persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

Të lënduarit janë transportuar të spitali i Traumës. Ndërsa nuk dihen edne shkaqet e aksidentit.

Kjo nuk është hera e parë që urbanet dhe autobusët e bashkisë Tiranë aksidentohen./albeu.com/