U kap me 29 emigrantë të paligjshëm në makinë, arrestohet 52-vjeçari në Sarandë (VIDEO)

Një 52-vjeçar është arrestuar në Sarandë në kuadër të operacionit policor të koduar “Border 7”.

Ai u kam duke transportuar me kamionçinë, kundrejt pagesës, 29 emigrantë, që do të kalonin ilegalisht në vendet e BE-së.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua shtetasi Tonin Hasa, 52 vjeç, banues në Elbasan, i cili u kap në flagrance në vendin e quajtur “Qafa e Soronesë”, duke transportuar emigrantët.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

 

 

 


Shtuar 7.05.2023 14:22