Dea-Luizit: Je i frikshëm, ke nevojë për psikolog

Dea dhe Luizi kanë rikthyer sërish pakënaqësitë që kanë pasur gjatë rrugëtimit në “Big Brother”.

Dea ka përmendur rastin kur Luizi me nerva i ka thënë se do e zhargavittë, një kërcenim që Dea nuk e ka harruar. Ajo i thotë Luizit se ka nevojë për terapi sepse kur i ngrihen nervat, nuk e menaxhon dot veten dhe bëhet i frikshëm.

Dea: Kur më the mua do të të zhargavit në mur nuk e kishe as garë as lojë.

Luizi: Në garë ishim.

Dea: Edhe e luajte shumë bukur ë? Po ty të ishin errësuar sytë mo, të ishte tharë buza. Ti je i frikshëm more.

Luizi: Unë i frikshëm?

DeaTi duhet të kuptosh që nervat e tua duhet të mësosh t’i menaxhosh dhe mundësisht të bësh terapi. Se kur the që s’kam bërë asnjë takim me psikologun, unë u habita. Ti duhet të bësh takim, duhet të menaxhosh këto nerva. Duhet të kuptosh që bëhesh i dhunshëm kur bëhesh me nerva.

Luizi: Ti duhet të menaxhosh talljet me… E di vet ti me ça.

Dea:  Nuk justifikohet kjo gjëja vetëm me ‘u bëra me nerva’. Unë kërkoj falje dhe e pranoj që kam bërë gabim.

Luizi: Pse unë nuk të kërkova?

Dea: Jo ti thua nuk kam bërë asnjë gabim dhe kur më kërkove falje, më ke kërkuar falje duke thënë ‘në qoftë se u ndjeve keq’… Jo nuk është në qoftë se u ndjeve keq,  më fal që e bëra këtë gjë.

Luizi: Po pra.

DeaNuk ma ke thënë kështu.

LuiziDo që të ta them prapë? Ke 7 vjet që e përmend këtë muhabet, s’ke gjë tjetër?

Dea: Përderisa ti mendon që s’ke bërë asnjë gabim…

Luizi: Asnjë gabim.

Dea: Atëherë për çfarë të kërkosh falje, ti je në rregull me veten tënde.

Luizi: E kam kërkuar dhe e ke pranuar dhe e rihap prapë, dhe e mbyll prapë.


Shtuar 4.05.2023 15:05