Rama shpreh ngushëllime për masakrën e Beogradit: Dhimbja dhe pikëllimi na kujtojnë vlerën e bashkimit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për masakrën në një shkollë të Beogradt, ku një nxënës vrau 8 persona.

Rama ka shprehur ngushëllimet për ngjarjen në anglisht dhe në serbisht, teksa u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve.

“Është jashtëzakonisht e trishtueshme të dëgjosh për të shtënat e sotme pa dallim në një shkollë të Beogradi. Ngushëllimet e mia më të thella shkojnë për familjet e viktimave, si dhe për popullin dhe autoritetet serbe. I uroj shërim të shpejtë të lënduarve në këtë ngjarje tragjike”, shkruan Rama.

“Këto janë momentet në jetë kur ne të gjithë e kuptojmë se njerëzimi ynë është gjëja më e vlefshme që të gjithë kemi të përbashkët dhe kur dhimbja dhe pikëllimi na kujtojnë vlerën e bashkimit në kohë të mira dhe të këqija. U prehshin në paqe ata që u ndanë nga jeta”, ka vijuar ai në serbisht.


Shtuar 3.05.2023 14:35