Gazetari Sokol Bregu, ka zbardhur detaje mbi atentatin mafioz ndaj biznesmenit Nikulaj në Shëngjin duke thënë se Policia vendosi të gjitha resurset për zbardhjen në kohë rekord të kësaj ngjarje, pasi i duhej dhënë një përgjigje politikës.
Bregu ngriti pikëpyetjen nëse do të ekstradohen shtetasit që janë në kërkim për vrasjen, duke sjellë në vëmendje se Shqipëria s’ka marrëveshje ekstradimi me Portugalinë.
Sipas Bregut historia nga ana hetimore s’ka përfunduar, pasi të dyshuarit kanë avokatë të mirë dhe mund të fshihen pas elementëve ligjorë.
Gazetari tha ndër të tjera se beson që shpenzimi dhe pagesa për ekzekutimin duhet të ketë qenë jashtëzakonisht e madhe, duke kapur shifra 200-300 mijë euro për person.
“Ekzekutori fizik ose ka pasur një jelek anti-plumb, ose është i mbushur me rroba për të ndryshuar fizikun e tij, pasi e di që po e xhirojnë kamerat. Portugez, e çuditshme si është infiltruar në këtë grup. Duhet të jetë një person që ka emigruar në Angli dhe është bashkuar me persona atje. Anglia ka statistika të larta të krimit”, tha Bregu në MCN.
“Ata e kishin menduar edhe faktin nëse do shquheshin dhe do kapeshin. Ata e kanë menduar mirë që kanë lënë provë dhe gjurmë. Për këtë arsye mendoj që shifra që kanë marrë është jashtëzakonisht e lartë. Ata e njohin mirë legjislacionin shqiptarë. Garancinë e marrin nga avokatët mbrojtës. Absolutisht është hedhur një para e madhe. Vetëm shpenzimi për të kryer vrasjen është shumë i madh, jo më pagesa që ka marrë. Këto janë ekzekutime me 200-300 mijë euro për person. Nuk besoj se një njeri, duke ditur që vjen në Shqipëri, s’mund të operosh në një vend të huaj dhe të vogël dhe të marrësh përsipër një vrasje të tillë. S’ka vrasje perfekte, të gjithë lënë ndonjë gjurmë”. /albeu.com