Tërmeti i fortë “shkund” Greqinë, sa ishte magnituda

Një tërmet i ndjerë në Atikë ka ndodhur pak pas orës 11:38 të mëngjesit të së shtunës.

Sipas vlerësimit të parë të Institutit Gjeodinamik, tërmeti me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter e kishte epiqendrën 6 km larg Zarakes në Evia.

Thellësia fokale është konstatuar pesë kilometra.

Deri më tani nuk ka raportime për dëme apo të lënduar.

Instituti Sizmologjik Euro-Mesdhetar e regjistroi lëkundjen me magnitudë 4.6 Rihter./Albeu.com/.


Shtuar 22.04.2023 11:01

Tags: ,