Ka më shumë se 32 milionë banorë të përhershëm dhe është një nga vendet më misterioze në botë. Bëhet fjalë për qytetin Chongqing, i cili ndodhet në jugperëndim të Kinës dhe është qyteti më i madh dhe më i populluar në botë.
Emri i tij mund të mos na duket i njohur, pasi deri më sot shumica prej nesh mendonin se titullin e qytetit më të madh në planet do ta mbante Tokio, Pekini apo edhe Nju Jorku. E megjithatë, ky qytet i panjohur i Kinës i “rrëzon” të gjithë.
Bëhet fjalë për një qytet, që nuk është as kryeqytet, në të cilin jeton dhjetëfish sa (dhe më tepër) popullsia e Shqipërisë. Si ka mundësi që as nuk kemi dëgjuar për të? Arsyeja është se në Kinë nuk është qyteti më i rëndësishëm, dhe kështu lajmet nga vendi më i populluar në botë vijnë kryesisht nga Pekini dhe Shangai.
Chongqing është plot me rrokaqiejt, ura futuriste dhe një metro që në disa pjesë kalon nëpër ndërtesa! Të vizitosh këtë qytet kinez është jo vetëm interesante, por edhe shumë e lirë. Kostoja e jetesës është e ulët. Kjo është arsyeja pse të qenit turist në Chongqing ju lejon të vizitoni të gjithë qytetin të qetë dhe pa shpenzuar shumë.
Vlen të përmendet se Chongqing është aq i madh sa mund të duhen dy ditë për ta kaluar atë nga një vend në tjetrin.