SHBA njofton paketë të re ndihme për Ukrainën, totali i kalon 35 miliardë dollarë

Qeveria amerikane njoftoi të mërkurën dërgimin e ndihmave të reja ushtarake në Ukrainë, me vlerë 325 milionë euro.

Paketa përfshin kryesisht municione për raketat e shumta vetëlëvizëse HIMARS dhe sende të tjera artilerie, u tha gazetarëve zëdhënësja e presidentit amerikan Karin Jean-Pierre.

Sipas zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, këto artikuj do të nxirren nga stoqet e forcave të armatosura amerikane.

Kjo është paketa e tridhjetë e gjashtë e ndihmave e shpallur nga Uashingtoni pasi ushtria ruse pushtoi territorin ukrainas në shkurt të 2022. Me këtë, shuma që SHBA ka ndarë i kalon 35.4 miliardë dollarë.

Përveç municioneve për HIMARS-in dhe artilerinë, do të dërgohen raketa TOW, mina antitank, pajisje sigurie portuale dhe 9 milionë fishekë, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit. /albeu.com


Shtuar 20.04.2023 07:13