Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i është përgjigjur sot pyetjes për mendimin e tij në lidhje me veprimin e KQZ-së. e cila nuk vendosi emrin e Metës si drejtues të koalicionit me Sali Berishën në fletën e votimit për lokalet e 14 majit.
Meta u shpreh se nuk ka rëndësi se çfarë vendos KQZ sepse demorkatët e dinë mirë se kë duhet të votojnë më 14 maj.
“Së pari, demokratët e dinë shumë mirë se s’do kishte qenë e lehtë për ta në 2005 nëse s’do ishte LSI, ata e dinë rëndësinë e asaj partie në atë rotacion historik. Demokratët e dinë se nuk e ka lënë Meta PD-në dhe opozitën pa këshilltar, s’ja ka dhuruar Meta pushtetin lokal Ramës. Përkundrazi, qëndrova vetëm si President përballë tij. Demokratët e dinë mirë se kush ishte ai palaço që nuk e regjistroi në KQZ, sepse nuk e linte Rama. Janë pikërisht këta që i shërbejnë Ramës sepse jo vetëm demokratët e shumë parti të tjera që janë në mbështetje tanët, gjithashtu dhe socialistët e zhgënjyer që do i ndëshkojnë me votën e tyre Rilindjen më 14 maj. S’ka interes së çfarë vendos KQZ, të gjithë e dijnë shumë mirë dhe Rama dhe ramarucët nuk i shmangen dot së vërtetës”, tha Meta./Albeu.com/