Tërmeti që goditi Sirinë dhe Turqinë dy muaj më parë la pas hsumë viktima dhe ndërtesa të rrënuara. Mijëra persona janë ende të zhdukur dhe të pagjetur.
Një foshnjë, 3 muajshe ose “Fëmija mrekulli” u nxor nga rrënojat e një ndërtese në provincën Hatay, në jug të vendit, pesë ditë pas tërmetity të 6 shkurtit pa asnjë dëmtim.
Pas 54 ditësh foshnja u bashkua me nënën e saj, Yasemin Begdas.
Foshnja fillimisht u trajtua në një spital në Adana dhe më pas u transferua me avionin presidencial në Ankara. Analizat gjenetike konfirmuan se Yasemin ishte nëna e saj dhe fëmija u kthye në Adana. Ribashkimi i tyre u bë në spitalin ku po kurohet nëna. “Ribashkimi i një nëne me fëmijën e saj është një nga detyrat më të çmuara në botë”, tha Ministrja e Familjes dhe Çështjeve Sociale, Deria Yannick.
You probably remember this picture of the baby who spent 128 hours under rubble after an earthquake in Turkey. It was reported that the baby’s mom died.
Turns out, the mom is alive! She was treated in a different hospital. After 54 days apart and a DNA test, they are together… pic.twitter.com/T7B0paUFxL
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) April 2, 2023
Babai i foshnjës së vogël dhe dy vëllezërit e saj humbën jetën në tërmetin e 6 shkurtit. Të paktën 56 mijë persona humbën jetën nga tërmeti dhe pasgoditjet që pasuan në Turqi dhe Siri./albeu.com.