Gruaja gjen çantën me mijëra euro të hënën e Pashkëve dhe e dorëzon në polici

“Ndershmëria është politika më e mirë.”

Me këtë moto, një 35-vjeçare në Gjermani  i dorëzoi policisë një çantë të vogël e cila kishte brenda disa mijëra euro.

Ajo e gjeti çantën në një parking në lagjen Cumbach të Rudolstadt dhe ia dorëzoi një komisariati pa hezitim.

“Gruaja e gjeti çantën  të hënën e Pashkëve në Rudolstadt. Pronari më pas pyeti për çantën e humbur të martën në mëngjes”, tha një zëdhënës i policisë të mërkurën.

Sipas policisë, gjithçka ishte ende në çantë  dhe pronari i ligjshëm nga Bavaria është i lumtur dhe i lehtësuar që ka ende persona të ndershëm./Albeu.com/


Shtuar 11.04.2023 21:18

Tags: ,