Blinken: Ukraina do të fillojë kundërofensivën në javët e ardhshme

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken i tha medias gjermane Funke Group se kundërofensiva e Ukrainës do të fillojë në javët e ardhshme.

Blinken shtoi gjithashtu se për sa kohë që agresioni rus vazhdon, vendet perëndimore do të bëjnë presion të paprecedentë përmes sanksioneve dhe kontrolleve të eksportit.

Sekretari amerikan i Shtetit deklaroi gjithashtu se Ukraina do të vendosë për kthimin e Krimesë.

“Ukraina është një demokraci. Presidenti Volodymyr Zelensky mban përgjegjësinë për udhëheqjen e vendit, por ai duhet të dëgjojë vullnetin e ukrainasve”, tha Blinken. /albeu.com


Shtuar 7.04.2023 16:43