Berlusconi në kujdes intensiv, si është gjendja e ish-kryeministrit italian

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ndodhet në kujdesin intensiv në spitalin San Raffaele në Milano, tha një burim i Reuters. Sipas ANSA, Berlusconi mbërriti në spital me vështirësi në frymëmarrje. Gjendja e ish-kryeministrit tani për tani është stabile.

Manjati i medias miliarder 86-vjeçar dhe katër herë kryeministër është përballur me një sërë problemesh shëndetësore vitet e fundit dhe doli nga spitali javën e kaluar.

Berluskoni i është nënshtruar një operacioni të madh në zemër në vitin 2016 dhe gjithashtu ka vuajtur nga kanceri i prostatës. Ai është shtruar në spital vazhdimisht gjatë dy viteve të fundit pasi u infektua me Covid-19 në 2020. /albeu.com


Shtuar 5.04.2023 13:25