Efi: Jam e zhgënjyer nga Luizi, Kiarën nuk po e njoh më

Efi, pasi është përballur me një klip në Big Brother Vip, ku është komentuar hyrja e saj, ka thënë se është e zhgënjyer nga Luizi.

“Jam e zhgënjyer nga miqtë e mi që lashë këtu brenda. Pse më gënjen kur unë e pyes. Mund të më pyeste, ndaj ndihem e zhgënjyer. Unë jam e njëjta dhe pavarësisht informacioneve që kam marrë nga jashtë, unë kam tentuar të sillem sipas sjellës së banorëve këtu. Jam e zhgënjyer nga Luizi, por jo për shkak të Kiarës”, tha Efi.

Gjithashtu komentoi dhe sjelljen e Kiarës pë të cilën tha se nuk po e njeh më.

“Kiara ka një ndryshim të madh në sjelljen e saj, nuk e njoh më. Kam një lloj dyshimi se është konsultuar me Luizin, prandaj kam qëndruar e heshtur”, tha Efi./albeu.com


Shtuar 4.04.2023 21:33

Tags: , ,