Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen tragjike të ndodhur në Mirditë, ku 5 persona abuzonin prej muajsh me një vajzë të mitur, 15-vjeçare.
Dyshohet se abuzimi e ka nisjen në janar të këtij viti, ku vajza kishte lidhje intime me një ndër personat.
Fillimisht vajza që është në klasën e 9-të dyshohet se ka pasur marrëdhënie me një prej 5 personave të arrestuar, dhe më pas të gjithë ata e kanë shantazhuar dhe detyruar atë që tiu bindet, duke e kërcënuar me një video që kishin ndaj saj.
Abuzimi është zbuluar nga e ëma e cila i ka gjetur vajzës së mitur një telefon i cili nuk ishte blerë prej tyre. Pas rrëfimit të vajzës në familje, ata i janë drejtuar komisariatit ku është bërë denoncimi ndaj personave në fjalë.
Personat e arrestuar për ngjarjen janë: Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi, Nikë Lleshi dhe A.Gj, shtetasi 17 vjeçar.
Familja e vajzës e cila banon në një fshat të Mirditës janë në një gjendje të vështirë ekonomike. /albeu.com/