Atentati në Shkozet, reagon policia: Aldi Mustafa ishte i vetëm në mjet

Policia ka dalë me informacion zyrtar për atentatin në Shijak gjatë ditës së sotme.

Sipas njoftimit, Aldi Mustafa ka qenë i vetëm në mjet në momentin e shpërthimit dhe nuk ka persona të lënduar.

“Rreth orës 14:00, në aksin rrugor Shkozet – Durrës, në automjetin në lëvizje, që drejtohej nga shtetasi A. M., 37 vjeç (i vetëm në automjet), në gomën e pasme, në krahun e pasagjerit, dyshohet se ka shpërthyer lëndë eksplozive. Nga shpërthimi i lëndës eksplozive nuk ka persona të dëmtuar, por vetëm dëme materiale”, njofton policia

Aldi Mustafa është emër i njohur për policinë. Ai ka një të shkuar kriminale. Mustafa në të kaluarën është arrestur së bashku me 2 të tjerë që dyshohet se do të kryenin vrasje.


Shtuar 3.04.2023 14:42