Euro 2024, Gjasula: Nuk e meritonin të humbnim

Shqipëria pësoi disfatë 1-0 në Poloni, në takimin e parë të kualifikuese të Euro 2024. Menjëherë pas sfidës për mediat ka dhënë opinionin e tij lojtari i kombëtares, Klaus Gjasula.

Nuk kishte lidhje me skemën goli që pësuam. U kthye topi dhe i doli topi para këmbëve. Nuk duhet të pësojmë ashtu golash. Ne provuam të gjitha. Në pjesën e dytë luajtëm më mirë me top. Mënyra se si luajti ekipi sot ishte OK. Skema ishte e mirë.

Barazimi dhe shpresat? Unë jam shumë optimist për ndeshjet e ardhshme. Barazimi do të ishte në rregull. Por kështu është futbolli. Në të ardhmen do të bëhet akoma më mirë dhe jam shumë optimist me atë që pashë.

Moduli i ri? Në këtë skemë të re nuk kemi luajtur ende. Ne kishim një javë kohë për të punuar. Trajneri i ka provuar të gjitha. Të tre jemi mesfushor gjendre dhe ishte OK”, tha ai.


Shtuar 27.03.2023 23:11