Presidenti francez Emmanuel Macron mbërriti sot në mënyrë shumë diskrete, tre orë pas kolegëve të tij, në samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së, sipas një gazetari të AFP.
Ai ka hyrë në seancën plenare rreth orës 14:45, sqaron Élysée, pa kaluar në tapetin e kuq para të cilit gazetarët ndodhen në hyrje të godinës së Këshillit Europian.
26 krerët e tjerë të shteteve dhe qeverive kishin mbërritur nga ora 11:00 e mëngjesit për drekë me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres.
Kreu i shtetit francez, i përballur me një krizë politike dhe sociale në vendin e tij pas miratimit me shumë vështirësi të reformës për sistemin e pensioneve, ka pasur “takime” mëngjesin e sotëm në Elysee, njoftoi Presidenca, pa sqarime të mëtejshme.
Linjat e bllokuara hekurudhore, trafiku me shumë probleme, greva: Franca po shkonte sot në mesditë për një mobilizim të ri dinamik për ditën e nëntë të aksionit kundër reformës së pensioneve, një ditë pas një ndërhyrjeje të presidentit të Republikës që zemëroi francezët .
Mosmarrëveshjet franko-gjermane për vendin e energjisë bërthamore në luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe ndalimi i motorëve me ngrohje në vitin 2035 do të jenë në qendër të bisedimeve në samitin evropian. /albeu.com