Pas vendimit të Komisionit Qendror Zgjedhor për të regjistruar në zgjedhjet lokale të 14 majit, Partinë Demokratike, kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj ka thirrur sot në mbledhje Kryesinë dhe Grupin Parlamentar.
Mbledhja do të zhvillohet në selinë e re të PD-së që ndodhet pranë Kryesisë së Kuvendit.
Kujtojmë se të shtunën, 18 mars 2023, KQZ regjistroi në zgjedhje PD e Alibeajt. Gjithashtu regjistroi edhe koalicionin “Bashkë Fitojmë”, por la jashtë siglën e PD-së e Berishës.