“Ti je e vetmja që …”, çfarë po ndodh mes Lorencit dhe Jorit

Kanë nisur flirtimet e para në shtëpinë e ‘Big Brother VIP Albania’ mes dy banirëve të rinj.

Gerti dhe Lorenci ngacmuan ditën e sotme Jorin, pasi kjo e fundit, u shpreh se është kundër çdo lloj droge e se nuk i pëlqen që ta konsumojë, pavarësisht se pëlqehet shumë në lokalet e natës.

Dy banorët, me lojëra fjalësh hodhën ‘grepin’ e tyre. Lorenci ishte ai i cili tha se do e marrë për nuse e më tej shtoi se Jori është energjike vetë. Nga ana tjetër, Gerti, si më i qetë vijoi duke thënë se modelja është si ‘drogë’.

Jori: Unë jam kundër çdo lloj droge dhe ato që pëlqehen shumë në ambientet e natës.

Lorenci: Prandaj dua të të marr për nuse.

Gerti: Ty të pëlqen vetëm çaji jeshil.

Lorenci: Nuk ka nevojë për drogë kjo, shi si është energjike vetë.

Gerti: Jori është drogë vetë.

Lorenci: E vetmja drogë që mund të konsumoja mund të ishte Jori.

Lori: Unë me të vërtetë jam kundër, nuk kam provuar asnjëherë asnjëlloj droge.

Gerti: Vetëm çaj jeshil. Nuk të pëlqen ëë, në Itali e pinë shumë çajin.

Jori: Unë nuk pi, nuk dua. Unë nuk pi cigare, e jo më çaj.


Shtuar 19.03.2023 21:38

Tags: , , ,