Tottenhami është në kërkim të një trajneri të ri për edicionin 2021/2022.
“The Telegraph” shkruan se drejtuesit e klubit nga Londra janë të interesuar të flasin me trajnerin e Bayner Munich, Hansi Flick, për t’i ofruar postin e trajnerit.
Flicku do të largohet nga Bayerni me të përfunduar edicioni dhe vendin e tij te skuadra gjermane do ta zë Julian Nagelsmann.
Po ashtu, Flicku po shihet si pasardhës i Joachim Loewit te përfaqësuesja e Gjermanisë.