Dy shqiptarë të moshës 30 dhe 33 vjeç u arrestuan të marten në Gjermani nën dyshimin e fortë për trafik ilegal droge.
30-vjeçari ishte tashmë në shënjestër të detektivëve në fund të vitit 2022. Indikacionet e para që shqiptari merrej aktivisht me kokainë në një restorant në Betzingen u vërtetuan më pas.
Përveç kësaj, ai mësohet se ka bërë tregti të paktën pjesërisht me 33-vjeçarin.
Pasi u arrestuan, shtëpia e tyre u kontrollua. Policia ka sekuestruar rreth 200 gramë kokainë. Të dyshuarit shqiptarë u sollën të mërkurën para magjistratit në gjykatën e qarkut në Tübingen, i cili urdhëroi mbajtjen e tyre në paraburgim./albeu.com/