“Çmenden” shqiptarët, ja sa euro paguajnë për t’i dërguar mesazhe banorëve të Big Brother Vip

“Big Love” është rubrika më e re në Big Brother Vip, ku fansat e “çmendur” të banorëve i dërgojnë mesazhe brenda në shtëpi së bashku me emoji.

Mirëpo, dërgimi i këtyre mesazheve sigurisht që e ka edhe një kosto, dhe na lejoni të themi që janë shifra të kripura.

Në fillim të krijimit të këtij aplikacioni, çmimet vijonin nga 5 euro, por me shtimin e mesazheve sigurisht që dhe çmimet do të rriteshin.

Kështu, ato variojnë nga 10 e deri në 200 euro.

Çmimet:

10 euro- një gotë verë

20 euro- një zemër

50 euro- shampanjë

100 euro – kurorë

199 euro- luan

Ndërkohë, dhuratat kanë çmime të tjera. Epo, me popullaritetin që banorët kanë fituar dhe mijëra zemra qytetarësh që kanë “vjedhur” këto euro ja vlejnë për t’ i bërë sado pak të lumtur!/Albeu.com/


Shtuar 16.03.2023 17:48