“Të hanë kokat e njëri-tjetrit”, Berisha komenton deklaratat e Ramës: Njësoj si të japësh licencë për vrasje

Ish-kryeministri Sali Berisha ndërsa prezantuar kandidatin për Bashkinë e Vaut të Dejës, Zef Hila, ka komentuar edhe deklaratën e bërë nga kryeminsitri edi rama, i cili kur e pyetën për bandat kriminale tha: “Hëngshin kokat e njëri-tjetrit”.

Sipas Berishës, kjo deklaratë e Ramës është njësoj si të japësh licenca për vrasje dhe tregon dorëzim para krimit.

Ai shtoi se në 14 maj socialistët nuk duhet të japin asnjë votë për kandidatin e PS-së në Vaun e Dejës, që sipas Berishës, Rama ia dha me koncesion Tom Doshit.

Të firmosim fitoren, ta bëjmë të pashpresë monizmin e Ramës. Vota për 14 majin është një votë për sigurinë tonë. Ky regjim mbështetet kryekëput te krimi. Ne paguajmë një polici dy herë më të madhe në numër se ajo në vitin 2012. Por ajo është e infiltruar nga krimi. Raporti i inteligjencës tregonte se 127 oficerë rezultonin me mbjellje droge.

Rama doli me parimin “t’i hanë kokën njëri-tjetrit”. Ne nuk e kemi dënimin me vdekje. Ky është makabritet. Kjo që thoshte Rama është e njëjtë si të japësh liçenca për vrasje. Çfarë ndodhi parmbrëmë, një nënë që punonte në banak dhe 4-5 qytetarë që pinin kafe u bënë objekt i breshërisë së kallashnikovit, vetëm sepse Rama urdhëron të hanë kokat e njëri-tjetrit. Mund të kishim 6 të vdekur. Ky është dorëzim para krimit. Ndaj u bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që më 14 maj të votojnë Zef Hilën, të votojnë ndryshimin.

U bëj thirrje socialistëve, asnjë votë për kandidatin, kryetarin tuaj që Rama ia dha me koncesion Tom Doshit. Po ç’punë keni ju me ta, jeni shumë më afër me Zef Hilën. Të bashkohemi më 14 maj dhe të sjellim fitoren”, u shpreh Berisha.


Shtuar 14.03.2023 19:43