Një 30-vjeçare në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike është arrestuar këtë të shtunë në Tiranë.
Uniformat blu bëjnë me dije se 30-vjeçarja është pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.
Njoftimi i Policisë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 bënë kapjen e shtetases në kërkim D. K., 30 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurise “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata dhe grupi i strukturuar kriminal”.
/AlbEu.com/