Trajneri i AC Milan, Stefano Pioli, ka shprehur optimizmin e tij që skuadra e tij do të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve.
Milani lëshoi një rast të mirë për të siguruar kualifikimin duke barazuar pa gola me Cagliarin, ku këta të fundit siguruan mbijetesën në Serie A.
Tani, “Rossonerëve” iu duhet një fitore në ndeshjen e fundit.
“Nuk ishte nata jonë më e mirë, ritmi dhe kualiteti nuk ishin në nivelin e duhur të paraqitjeve tona të fundit”, tha ai.
“Por tashmë është e padobishme të mendojmë çfarë mund të kishim bërë dhe çfarë nuk kemi bërë”, shtoi ai.
“A është ndeshja ardhshme jetë a vdekje? Jo vetëm ajo, por edhe ndaj Juventusit dhe Torinos ishin ashtu. Kishte pak tension, ndoshta pasi menduam se do ta fitonim ndeshjen, ndërsa për të fituar është dashur të luajmë më shpejtë dhe të shfrytëzojmë rastet”, tha Pioli.
“Kërkojmë të japim maksimumin kundër Atalantas dhe duam ta mbyllim sezonin me fitore ndaj tyre sepse ata janë e vetmja skuadër që nuk kemi arritur ta mundim gjatë kohës time këtu”, përfundoi Stefano Pioli.