Familja e Ervis Martinaj ka ankimuar vendimin e Gjykatës për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka sekuestruar 34 pasuri të tij.
Familjarët kanë kërkuar lirimin e pasurive, teksa ankimimi është depozituar në Apelin e GJKKO.
Sot pritet që sot të hidhet shorti për caktimin e gjyqtarit dhe caktimin e një date për shqyrtimin e kërkesës.
Me urdhër të SPAK, pasuritë e Martinajt dhe familjarëve të tij u sekuestruan rreth një muaj më parë. Pasuritë kapin vlerë prej miliona eurosh dhe dyshohet se vijnë nga aktivitete të jashtëligjshme.
Ndër pasuritë e sekuestruara janë aksione kompanish, toka, prona, apartamente e makina.