Aksident i rëndë në Durrës, makina merr para të miturin në semafor

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në qytetin bregdetar.

Një i mitur rom është përplasur nga një automjet në zonën e Kënetës.

Fëmija, që prej kohësh kërkonte lëmoshë pranë semaforit, është dërguar menjëherë në urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, ku sipas informacioneve të para ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha, në gjendje të rëndë shëndetësore.

po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 5.03.2023 19:24