Dejvi Bregu protagonist në Turqi, shënon gol

Futbolli turk është rikthyer plotësisht këtë fundjavë, pasi në fushë kanë zbritur skuadrat e të gjithë kategorive, të cilat kishin lënë kampionatin në mes për shkak të tërmetit të rëndë që goditi këtë vend duke shkaktuar dhjetëra mijëra të vdekur.

Dhe Dejvi Bregu është bërë menjëherë protagonist.

Mesfushori vlonjat ka gjetur rrugën e rrjetës që në sfidën e parë pas rikthimit, në ndeshjen e Boluspor në transfertë ndaj Goztepe.

Në minutën e 61-të të takimit, Bregu ishte ai që i dha avantazhin 1-0 skuadrës së tij, duke shënuar golin e tij të tretë në këtë kampionat ku ka dhënë edhe 3 asiste.

Futbollisti shqiptar është kthyer në një figurë qendrore te klubi turk, i cili synon që të afrohet me zonën e play-off përngjitjen në Superligën turke në edicionin e ardhshëm.


Shtuar 3.03.2023 20:50