Miliarderi i “TikTok” sfidon në rrugë Ardit Çunin, si këngëtari shqiptar fitoi 250 mijë euro për pak sekonda (VIDEO)

Miliarderi i Tik ToK, Adam Abraham, ka ndaluar në rrugët e Londrës, pikërisht këngëtarin Ardit Çuni, duke e sfiduar që të këndojë një këngë që i vjen në mendje, e cila përmban fjalën “lose”.

Nëse do të fitonte sfidën, Arditi do të merrte një orë me vlerë 220.000 paund. Dhe e dini çfarë ndodhi? Arditi menjëherë u bë pjesë e sfidës së Abrahamit të cilët jo vetëm që e fitoi, por tërhoqi edhe vëmendjen e të gjithë kalimtarëve në rrugë me sfidën e tij.

Pasi kësaj Arditi u shoqërua nga Adam në dyqan për të marrë orën qindra mijëra paund.

E kjo sfidë është duke bërë xhirron e rrjetit ku si dhe kalimtarët në rrugë edhe ndjekësit e kanë komplimentuar Arditin për zërin e tij unik dhe për performancën e shkëlqyer pak minutëshe që dhuroi, e sigurisht edhe duke e uruar për orën e re.

@loveluxury.co.uk Will you accept the challenge if someone asks you to sing in the street from now on? ?? #patekphilippe #challangetiktok #challanges #winawatch #streetfashion #singer #singingchallange #awkard #watchlover #watches #fyp #londonlife ♬ Uplifting & Inspiring Pop (Medium) – TimTaj


Shtuar 1.03.2023 09:30