Rusia vendos sërish kushte: Do rihyjmë në traktatin e armëve bërthamore vetëm nëse SHBA na dëgjon

Rusia nuk do të rihyjë në një traktat të madh të kontrollit të armëve bërthamore me SHBA-në nëse nuk dëgjon qëndrimin e Moskës, ka thënë Kremlini.

Presidenti Vladimir Putin tha javën e kaluar se do të pezullonte pjesëmarrjen e vendit të tij në traktatin START për reduktimin e armëve bërthamore.

Ishte një paralajmërim për Perëndimin, të cilin Putin e ka akuzuar për fillimin e luftës në Ukrainë dhe për përfshirjen në përpjekjet për të sulmuar bazat ajrore ruse.

Traktati kufizon arsenalet strategjike bërthamore të të dy palëve.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se qëndrimi i Perëndimit kolekti ndaj Rusisë, të udhëhequr nga SHBA, duhet të ndryshojë.

“Siguria e një vendi nuk mund të sigurohet në kurriz të sigurisë së një tjetri”, tha ai për gazetën ruse Izvestia.

Peskov tha se ofrimi i mbështetjes me municione nga NATO për Ukrainën do të thotë se ajo vepron si një bllok i vetëm jo më si kundërshtarë tanë të kushtëzuar, por si armiq.

Ai diskutoi gjithashtu planin e propozuar të paqes nga Kina, i cili kërkon një armëpushim të menjëhershëm nga të dyja palët.

Peskov tha se thirrja nga Pekini duhet të merret parasysh, por nuancat janë të rëndësishme. /albeu.com


Shtuar 28.02.2023 12:04