Kur do të largoheni nga politika? Ja si përgjigjet Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për largimin e tij nga politika, që duket se është ende larg.

I ftuar sonte në emisionin “Now”, Ilir Meta tha se do e konsiderojë largimin kur në vend të vendoset sistemi i referendumit.

E po ashtu, komentoi edhe ato që ai i quajti elitat e reja në politikë.

“Kur të konsolidohet sistemi i referendumit në Shqipëri do ta konsideroj këtë gjë. Por ka shumë punë deri atëherë. Sa i përket elitave, ja ku e keni elitën e re. Belind Këlliçi në Tiranë, Igli Cara në Durrës, Luçiano Boçi në Elbasan, janë figura të reja me vizion, qytetarë bashkëpunues, do i bashkojnë të gjithë qytetarët,”-tha Meta.


Shtuar 27.02.2023 23:41