Vijon tragjedia për Turqinë, të paktën një i vdekur dhe disa të plagosur nga tërmeti i fundit

Një tërmet me magnitudë 5.6 i shkallës Rihter ka tornditur sot Malatya-n e  Turqisë.

Lëkundjet  u ndjenë edhe në rajonin Kahramanmaras që u rrafshua nga tërmetet vdekjeprurëse me magnitudë 7.8 dhe 7.6 ballë që lanë pas më shumë se 47,000 të vdekur dhe qindra mijëra të zhvendosur.

Si pasojë e tërmetit të ri, disa ndërtesa të dëmtuara nga tërmetet e mëparshme janë shembur. Autoritetet turke flasin për një të vdekur dhe katër të plagosur deri më tani.

Sipas autoriteteve turke, tërmeti është regjistruar në orën 12:04 me orën lokale, ndërsa thellësia fokale ishte vetëm 6.9 kilometra. /albeu.com


Shtuar 27.02.2023 11:45