Aksident i rëndë në Tiranë, autobusi i “Green Line” përplas makinat, kaos në kryeqytet

Një aksident ka ndodhur sot pranë urës së Tajvanit më Tiranë.

Autobusi urban i linjës së Unazës është përplasur me disa mjete.

Raportohet për disa persona të lënduar. Mësohet se është bllokuar qarkullimi i mjeteve në rrugën ku ndodhi aksienti.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe ambulanca.

Autobusët e flotës “Green Line”, të cilët kryejnë transportin e qytetarëve të Tiranës përgjatë Unazës së Vogël, u prezantuan një vit më parë dhe kanë shkaktuar jo pak probleme në qytet.

Sipas ekstrakteve në QKB, kjo kompani është regjistruar në emër të “CFO Farma” e cila është në pronësi të biznesmenit Nadir Çausholli.

/albeu.com/


Shtuar 27.02.2023 11:50