Ukraina një vit në luftë, Putin telefonatë me Erdoganin: Zbardhet biseda mes dy liderëve

Ndërsa Ukraina shënoi një vit lufte me Rusinë, Presidenti Vladimir Putin foli me homologun e tij turk, Rexhwp Tajip Erdogan.

Putin dhen Erdogan diskutuan aspektet praktike të rritjes së furnizimeve ruse të energjisë, tha Kremlini në një deklaratë.

Të dy liderët folën gjithashtu për një marrëveshje të vitit 2022 që lejon eksportin e grurit ukrainas përmes Detit të Zi, shtoi ai.

Raportohet se në rendin e ditës ishte edhe eksporti i plehrave ruse dhe produkteve bujqësore.

Ndërkohë, fuqitë botërore kanë shfrytëzuar përvjetorin e parë të konfliktit për të diskutuar luftën, me mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së sot në Nju Jork./albeu.com


Shtuar 24.02.2023 20:11