Tërmeti 6.4 Rihter në Turqi, rrëqeth banorja: Mendova se do të hapej toka

Gjashtë persona humbën jetën si pasojë e lëkundjeve të reja të tërmetit që goditën kufirin Turqi-Siri dje të hënën, raporton CNN Türk. Lëkundjet e forta u regjistruan dy javë pas tërmetit shkatërrues me magnitudë 7.8 që vrau të paktën 47,000 njerëz dhe shkatërroi qindra mijëra shtëpi dhe ndërtesa të tjera.

Lëkundjet e reja , të vlerësuara me magnitudë 6.4 dhe 5.8 ballë , janë ndjerë në Siri, Egjipt dhe Liban.

Sipas ministrit turk të Shëndetësisë Fahrettin Koca , 294 persona të tjerë u plagosën si pasojë e tërmeteve të reja, 18 prej tyre në gjendje të rëndë, të cilët u dërguan në spitalet në Adana dhe Dortiol.

Gjithashtsu pacientët u evakuuan nga disa objekte shëndetësore që mbetën në funksion pas tërmetit të 6 shkurtit për shkak se lëkundjet e reja shkaktuan çarje, njoftoi zoti Kotza në Tëitter.

Në Samadag , Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha se një person vdiq në tërmetet e djeshm.

Banorët thanë se ndërtesa të tjera u shembën, por shumica e banorëve u larguan nga shtëpitë e tyre pas tërmetit kryesor.

Ndërkohë një banore tha se ishte në çadër në qendër të Antiokisë kur toka filloi të dridhej përsëri.

“Mendova se do të hapej toka”, tha ajo mes lotësh me djalin e saj shtatëvjeçar në krahë.
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken u zotua më herët dje gjatë vizitës së tij në Turqi se Uashingtoni do të ofrojë ndihmë “për aq kohë sa të duhet” pasi operacionet e kërkim-shpëtimit gradualisht mbyllen dhe vëmendja e autoriteteve zhvendoset në strehimin e viktimave të tërmetit dhe rindërtimin. Sipas Departamentit të Shtetit, ndihma humanitare amerikane që i është ofruar Turqisë ka arritur në 185 milionë dollarë.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan premtoi dje se puna për ndërtimin e rreth 200,000 apartamenteve në 11 provincat e goditura nga tërmeti do të fillojë muajin e ardhshëm./albeu.com/


Shtuar 21.02.2023 10:10

Tags: