Stoltenberg: Nuk ka asnjë tregues se Putini ka ndryshuar ambiciet

Aleatët perëndimorë të Ukrainës bënë sot thirrje për t’i dhënë Kievit atë që i nevojitet për të mposhtur Rusinë.

Kreu i NATO-s që paralajmëroi rrezikun e fitores së Moskës me afrimin e përvjetorit të fillimit të luftës.

Gjatë ditës së dytë të Konferencës së Sigurisë, e cila po mbahet në Mynih të Gjermanisë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg , vlerësoi se nuk ka “asnjë tregues që të tregojë” se Vladimir Putin ka “ndryshuar ambicie”.

“Në këtë moment kritik të konfliktit, është e nevojshme t’i jepet Ukrainës ajo që i nevojitet për të fituar dhe mbijetuar si një komb i pavarur sovran në Evropë”, tha kreu i aleancës Atlantike në fjalimin e tij.


“Rreziku më i madh nga të gjithë është që Putini të fitojë. Nëse Putini fiton në Ukrainë, mesazhi për të dhe udhëheqësit e tjerë autoritarë do të jetë se ata mund të përdorin forcën për të marrë atë që duan,” paralajmëroi ai.

Pothuajse një vit pas fillimit, më 24 shkurt 2022, të pushtimit rus, nuk duken shenja relaksi. Luftimet kanë lënë dhjetëra mijëra viktima nga të dyja palët dhe NATO ka frikë se një tjetër ofensivë në shkallë të gjerë nga Moska është e pashmangshme.

“Kremlini po mobilizon “qindra mijëra trupa” dhe po prokuron “më shumë armë nga vendet autoritare si Irani dhe Koreja e Veriut “, theksoi Stoltenberg./Albeu.com/


Shtuar 18.02.2023 14:37