Dy tërmete shkatërruese goditën Turqinë dhe Sirinë të hënën e 6 shkurtit.
Të shumta kanë qenë teoritë konspirative në lidhje me shkakun e tërmeteve.
Së fundmi një zyrtar qeveritar ka paraqitur një teori rreth asaj që shkaktoi tërmetet shkatërruese në Turqi, një teori që ndoshta pritej nga një mbrojtës i faqeve konspirative në internet.
Serdar Hossein Yildirim, i cili është president i Agjencisë Turke të Hapësirës, jo vetëm që fajësoi të huajt për tërmetet, por edhe pretendon se “e di” si ndodhi.
Yildirim shpjegoi se tërmetet shkaktohen nga satelitët në hapësirë që hedhin shufra titani në tokë.
“Ka satelitë lufte që mund të dërgojnë shufra titani 10 metra nga Hapësira në çdo objektiv! Këto shufra depërtojnë në një thellësi prej 5 kilometrash në tokë, duke krijuar një tërmet me magnitudë 7-8 të shkallës Rihter. Nuk është e mundur të gjurmohen”, tha ai.
Birkaç gündür sosyal medyada dolaşan video hakkında çok soru geliyor. Bu kısa video benim çok önce bir strateji enstitüsünde verdiğim konferanstan alıntı. Dünya yörüngesinde konuşlanıp kullanıldığında küçük bir şehri haritadan silebilecek silah sistemini anlatmıştım+
— Serdar Huseyin Y (@serdarhuseyiny) February 15, 2023
Edhe pas mijëra komenteve në Tëitter që nuk e merrnin seriozisht “teorinë”, Yildirim sqaroi se ajo që ai thotë nuk është aq e pamundur.
Ai pretendon se bëhet fjalë për një sistem armësh që mund të fshijë një qytet të vogël nga harta.
“Ky sistem nuk ka asnjë funksion si aktivizimi i linjave të thyerjes apo gjenerimi i tërmeteve tektonike. Prandaj, nuk ka asnjë lidhje me fatkeqësinë e Kahramanmaras, i cili është një tërmet tektonik që ndodhi në një vijë të thyer të njohur. Nuk dua që të keqkuptohet”./Albeu.com/