Treni me kimkate doli nga shinat, autoritetet thirrje banorëve: Mos pini ujë nga çezma

Autoritetet lokale në Ohio kanë ngritur alarmin se uji i pijshëm mund të infektohet, pas daljes nga shinat të një treni që transportonte kimikate.

Për rrjedhojë ata i bëjnë thirrje qytetërëvë të mos konsumojnë ujë nga çezma, por të blejnë shishe uji në supermarket.

“Si masë paraprake, u thamë njerëzve të mos konsumojnë ujë çezme. Mos e rrezikoni, prisni derisa të marrim rezultatet e testit të ujit”, tha sot për CNN guvernatori Mike DeWine.

Dje, drejtori i Departamentit të Shëndetësisë në Ohio, Bruce Vanderhoff u kërkoi banorëve me puse private të testonin ujin e tyre, duke rekomanduar gjithashtu që banorët e zonës të pinin ujë në shishe për momentin.

Rreth 3,500 peshq kanë të ngordhur, sipas Ministrisë lokale të Burimeve Natyrore.

Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit i SHBA (NTSB) tha se hetimet  për shkakun e daljes  së trenit nga shinat po vazhdojnë.

Kujtojmë se treni me kimikate doli nga shinat më 3 shkurt. Qindra banorë u evakuuan nga zona ku u rrëzua treni, për shka të zjarrit që shpërtheu.

Treni transportonte, klorur vinil, një kimikat kancerogjen që përdoret në prodhimin e plastikës./Albeu.com/


Shtuar 15.02.2023 21:40