Më shumë se shtatë milionë fëmijë janë prekur nga tërmetet masive në Turqi dhe Siri, tha agjencia e OKB-së për fëmijë, duke shprehur frikën se shumë mijëra të tjerë kanëvvdekur.
“Ndërsa numri i përgjithshëm i fëmijëve të prekur mbetet i paqartë, 4.6 milionë fëmijë jetojnë në 10 provincat e Turqisë të goditura nga tërmetet dhe më shumë se 2,5 milionë fëmijë janë prekur në Siri”, thuhet në një raport të UNICEF-it.
“Shumë familje kanë humbur shtëpitë e tyre dhe tani po jetojnë në strehimore të përkohshme, shpesh në kushte të ftohta dhe me borë dhe shi duke shtuar vuajtjet e tyre”, shtoi ai.
Qasja në ujë të sigurt dhe kanalizime është gjithashtu një shqetësim i madh, siç janë nevojat shëndetësore të popullsisë së prekur. /albeu.com